Çfarë ndodhi mes Princit dhe Elia Zaharias? Ish-Drejtori i Marrëdhënieve për mediat zbulon detajet e bujshme

Mediale Vip

Çfarë ndodhi mes Princit dhe Elia Zaharias? Ish-Drejtori i Marrëdhënieve për mediat zbulon detajet e bujshme

Më: 16 janar 2024 Në ora: 19:07
Princ Leka dhe Elia Zaharia

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë një nga temat më të komentuara në opinionin publik kohët e fundit. Një ditë më parë princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan fundin e martesës së tyre.

Për të folur mbi këtë ngjarje të bujshme, në një lidhje me “SKYPE” ishte  në një emision televiziv, ish-Drejtori për Marrëdhëniet me mediat në oborrin mbretëror, Erion Teli.

Ai ka zbuluar se kriza në çiftin mbretëror kishte nisur më shumë se një vit e gjysëm përpara dhe se pavarësisjt mundësive që princi dhe Elia i dhanë njëri-tjetrit martesa e tyre nuk mundi të funksionojë.

Gazetarja: Si qendron e vërteta?

Teli: Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysëm që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.

Gazetarja: Princi dhe princesha gjatë kësaj kohe kanë patur agjenda të ndara këto kohë?

Teli: Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtorshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marri fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat