Klodian Duro futet në “Big Brother VIP”: Kjo ishte oferta më e mirë që kisha në duar, ja pse e pranova

Mediale Vip

Klodian Duro futet në “Big Brother VIP”: Kjo ishte oferta më e mirë që kisha në duar, ja pse e pranova

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:40
Klodian Duro

Klodian Duro është zyrtarisht banori më i ri i “Big Brother VIP”. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, teksa u bë pjesë e këtij “Reality Show”, u shpreh se kjo ishte oferta me e mire qe ai kishte.  

“Kjo e “Big Brother VIP”, ishte oferta më e mirë që kisha në duar, nuk e kisha dyshimin më të vogël që kur e pranova.

Një skuadër që të kërkon për 3 vitesh rresht është skuadra që të do më shumë. Po futem brenda shtëpisë së Big Brother që vajza ime të jetë krenare dhe të jetë fansja më e zjarrtë, është krenaria ime.

Gjatë kohës në Big Brother VIP do të tregoj të gjithë të vërtetat e mija dhe do të luaj si fitimtar”, u shpreh Duro.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat