2023 viti më aktiv e intensiv për artistin David Dreshaj

Mediale Vip

2023 viti më aktiv e intensiv për artistin David Dreshaj

Më: 17 janar 2024 Në ora: 19:55
David Dreshaj

Pa diskutim viti 2023 ishte vit i tij pasi e nisi me plot projekte, bashkëpunime që kapën miliona klikime vetëm për pak ditë dhe e përfundoi me mjaft koncerte dhe argëtoi dhe gëzoi shumë e shumë ndjekës të muzikës së tij. E kuptuat besoj se për kë po flasim, është këngëtari David Dreshaj.

Por vetë Davidi ka postuar një foto dhe shumë video ku tregon se thuajse çdo ditë ka qenë kudo në aktivitete muzikore në mbyllje të vitit 2023 madje ka edhe një falënderim.

"Viti që lamë pas 2023 ishte viti më aktiv dhe intensiv i jetës time, e kam shiju maksimalisht. Faleminderit Zotit dhe familjes, dhe vetes time për vullnetin punën e bukur dhe të palodhshme, por mbi të gjitha faleminderit juve për dashninë dhe përkrahjen e vazhdueshme dhe dëgjueshmërinë e artit, muzikës dhe krijimtarisë time.

Ju dua, i juaji D.D.

Cannot wait to see what 2024 brings"- kështu shkruan ai në rrjetin e tij social dhe ndjekësit e tij presim me padurim projektin e parë për vitin që sapo kemi nisur 2024.

Image
David Dreshaj

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat