E pyeten nëse i ka penguar të marrë një burrë që ishte i martuar e me fëmijë, përgjigjet Fifi

Mediale Vip

E pyeten nëse i ka penguar të marrë një burrë që ishte i martuar e me fëmijë, përgjigjet Fifi

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:40
Fifi dhe Adisi

Këngëtarja e njohur, Fifi përmes InsaStory iu ka dhënë ndjekësve mundësinë të pyesin më shumë rreth jetës private dhe karrierës.

Nuk munguan as pyetjet për lidhjen e saj të dashurisë me Adis Patushin.

Njëra nga ndjekëset e pyeti nëse nuk i ka penguar që të marrë një burrë që ka qenë i martuar dhe me fëmijë.

“A nuk të ka penguar ty si femër beqare me marrë një mashkull që ka qenë i martuar dhe plus ka fëmijë?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.Kur e kam njohur Adisin unë se kam ditur çfarë statusi kishte në gjendjen civile…unë kisha ra brenda me të kur e mora vesh kush ishte dhe si ishte..po ç’rëndësi ka kjo…”, u përgjigj Fifi.

“Neve e kemi fatin e shkruar në ballë dhe shyqyr që nuk e dimë si na është caktuar. Jam e lumtur që e kam fat jete Adis Patushi”, tha mes tjerash ajo.

Çifti kanë bashkë edhe një djalë të quajtur, Theo Mal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat