Nuk ka më asnjë dyshim! Dua Lipa dhe Callum Turner në një lidhje dashurie, pamjet “flasin” vetë

Mediale Vip

Nuk ka më asnjë dyshim! Dua Lipa dhe Callum Turner në një lidhje dashurie, pamjet “flasin” vetë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:28
Dua Lipa

Pas thashethemeve për një lidhje të re në horizont të yllit të popit Dua Lipa me aktorin britanik, Callum Turner, tani më nuk ka asnjë dyshim: Zemra e Duas është gati për një dashuri të re!

Mjaft të afërt dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin, Dua dhe Callum u shfaqën në publik të përqafuar e madje shkëmbyen një puthje të ëmbël, që sigurisht nuk kishte si t’i shpëtonte syrit të paparacëve.Por kjo nuk është dalja e tyre e parë për publikun pasi tabloidi britanik “The Sun” publikoi këtë javë foto ku ata shfaqeshin krah njëri-tjetrit, tepër të qeshur në një event për serialin e ri ku luan edhe Callum Turner “Masters of the Air” në Los Anxheles.

Edhe pse pamjet “flasin” vetë, asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar zyrarisht zërat që qarkullojnë.

Image
Dua me të dashurin

28-vjeçarja u nda muajin e kaluar nga regjisori greko-francez Romain Gavras, pas një lidhjeje disa mujore. Në një intervistë për revistën Rolling Stones, Dua Lipa rrëfen se në të kaluarën ka patur edhe ndarje të përfunduara keq, pa specifikuar se cila prej tyre mund të ishte ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat