“Është shkrimtar më i mirë se humorist!”, Ermal Mamaqi reagon mbi ironizimin e Luiz Ejllit

Mediale Vip

“Është shkrimtar më i mirë se humorist!”, Ermal Mamaqi reagon mbi ironizimin e Luiz Ejllit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 23:18
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi i është përgjigur deklaratës së Luiz Ejllit, i cili para pak javësh tha se Ermali është shkrimtar më i mirë se sa humorist.

“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha këngëtari në “Më lër të flas”.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake UP”, Ermali tha se Luizi i ka dhënë këto fjalë pasi është mërzitur dhe për të marrë “hak” ndaj deklaratës së tij kohë më parë, kur u shpreh se fituesi i “Big Brother VIP” është aktor më i mirë se sa këngëtar.

“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori, ka diçka që e ka mërzitur, por ajo që kam thënë unë për Luizin ka qenë e sinqertë. Nuk kam thënë s’di të këndojë. Kam thënë më pëlqen më shumë si aktor se sa si këngëtar se nuk i kam ndjekur këngët e tij. Ai është mërzitur për këtë mesa duket. Por le ta lëmë me kaq e mos merremi më me këto muhabete”, u shpreh Ermali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat