A do të lidhej me Romeon në “Big Brother VIP”? Reagon Beniada dhe i vë “kushtin” moderatorit: Po ti heqi..

Mediale Vip

A do të lidhej me Romeon në “Big Brother VIP”? Reagon Beniada dhe i vë “kushtin” moderatorit: Po ti heqi..

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:22
Beniada dhe Romeo

Ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Beniada Nishani së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur rreth jetës së saj dhe eksperiencës në “BBV”.

E pyetur nga moderatorja nëse do të bëhej përsëri pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” a do të lidhej me Romeo Veshaj, duke qeshur ajo tha që i pëlqejnë burrat pa mustaqe por po ti heqë ato do ta mendonte si opsion.

“Shiko, mua nuk më pëlqejnë burrat me mustaqe. Po ti heqi mustaqet, do ta shikoj përpara e pastaj do t’ju them. Do ta studioj. Unë nuk jam lidhur tek i pari, do lidhem tek ky… Unë nuk jam futur me strategji që të mos lidhem.

 Thjesht nuk bëj kompromis me dashurinë. Po të kisha pasur ndonjë ndjesi, sigurisht do të kisha dalë e do të kisha bërë shoqëri, por brenda shtëpisë së Big Brother është një presion e është kaq e vështirë që të lidhesh, sepse ti ndjen një presion. Ke frikë të shprehesh, ke frikë ta përqafosh një person.”- u shpreh modelja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat