Organizatorët e Eurovizionit refuzojnë përjashtimin e Izraelit nga konkursi

Mediale Vip

Organizatorët e Eurovizionit refuzojnë përjashtimin e Izraelit nga konkursi

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:39
Finalja e Eurovizionit është planifikuar të zhvillohet më 11 maj në qytetin Malmö në jug të Suedisë.

Organizatorët e Eurovision Song Contest kundërshtojnë thirrjet për të përjashtuar Izraelin nga konkursi muzikor për shkak të luftës në Gaza, sipas një deklarate nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të transmetuar nga mediat evropiane.

EBU dëshiron që Eurovizioni “të mbetet një ngjarje jopolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”, thanë organizatorët të enjten në selinë e EBU në Gjenevë.

Finalja e Eurovizionit është planifikuar të zhvillohet më 11 maj në qytetin Malmö në jug të Suedisë.

Komitetet shqyrtuan listën e pjesëmarrësve dhe konfirmuan se Izraeli i plotëson të gjitha kërkesat për pjesëmarrje. Televizioni publik i Izraelit ka 50 vjet që merr pjesë në konkurs.

Në vende të ndryshme e sidomos në rrjetet sociale u ngritën zërat për të përjashtuar Izraelin nga Eurovizioni i këtij viti.

Shkak janë bërë veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës pas një sulmi terrorist të organizatës islamike palestineze Hamas. Izraeli është kritikuar kryesisht për viktimat civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat