A u trillua ndarja Ledri-Sara për klikime? Flet Faton Shoshi: Dafinën e shoh si pjesë të ekipit tonë

Mediale Vip

A u trillua ndarja Ledri-Sara për klikime? Flet Faton Shoshi: Dafinën e shoh si pjesë të ekipit tonë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 17:45
Ilustrim

“Burime shumë pranë çiftit kanë konfirmuar se Sara dhe Ledri po përdorin “dramën” për klikime. Ishte menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, ai që krijoi këtë farsë ndarjeje, gjatë kohës së përplasjes së çiftit me Dafina Zeqirin. Për t’ia kaluar me klikime Dafinës, ata e panë të udhës të përdorin atë që prek më shumë publikun; ndarja.”- ishte ky raportimi i “iconstyle.al” që nxiti spekulime të shumta në rrjet pak javë më parë.

Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë ende një prononcim publik ende. I vetmi që ka folur është Fatoni, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. “Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jeshë i përjetshëm.  Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”- ka deklaruar ai mes të tjerash.

I ftuar në Top Albania Radio, Fatoni ka mohuar që ky skenar të jetë thurur për klikime, duke u shprehur se:

“Nuk e di pse e kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër dhe si e marrin guximin që të shkruajnë dhe po tregojnë histori po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë…”

Ai mes të tjerash u shpreh se ka raport shumë të mirë me Dafinën dhe partnerin e saj, për të cilin tha se e ka mik që prej fëmijërisë.

“Përkundrazi nuk e dinë që unë me Dafinën e kam shumë mirë dhe e respektoj shumë dhe është një prej shtyllave shumë të forta që kam pasur në showbiz. Kam pasur një përkrahje që në fillim prej saj. E respektoj dhe e vlerësoj shumë edhe si artiste edhe si njeri dhe nuk ka shanse kurrë të bëj diçka kundër saj. Më ka dhënë shumë shtysë në fillim që të jem menaxheri që jam sot. Plus edhe diçka tjetër. I dashuri i Dafinës është shok i imi shumë i mirë që prej fëmijërisë, kemi raporte shumë të mira. Janë vetëm fjalë, unë Dafinën e shoh si pjesë të ekipit tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat