“Kam 4 vite me dikë”/ Albi diskret për lidhjen jashtë shtëpisë: S’dua të jap emra!

Mediale Vip

“Kam 4 vite me dikë”/ Albi diskret për lidhjen jashtë shtëpisë: S’dua të jap emra!

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:03
Albi

Gjatë një diskutimi për lidhjet e mundshme brenda shtëpisë së Big Brother, Albi Nako foli për jetën e tij sentimentale.

Megjithëse diskret, Albi tha se bashkëjeton prej katër vitesh me dikë. Koreografi tha se edhe nëse do ishte single, për tipin e tij është e vështirë që të gjejë dikë në një format siç është Big Brother.

“S’dua të jap emra. Un kam katër vjet vëlla. Bashkëjetoj me dikë. Nga Shkodra është. Në tipologjinë time si Albi, edhe po të isha single… e njoh veten”-tha Albi.

Romeo tha në përgjigje të tij se “asnjëherë nuk i dihet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat