​Arnold Schwarzenegger tmerroi fansat me foto: Ushqen derrin nga goja e tij

Mediale Vip

​Arnold Schwarzenegger tmerroi fansat me foto: Ushqen derrin nga goja e tij

Më: 20 janar 2024 Në ora: 20:43
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger tregoi se si ushqen një derr dhe mërziti fansat me këtë proces.

Aktori shihet në foto duke ushqyer derrin nga goja e tij. Kjo nuk është hera e parë që aktori i njohur ka për kafshë shtëpiake një derr.

Ai e ka shpërndarë foton në Instagram dhe ka thënë: “Schnelly i do biskotat dhe unë e dua Schnelly”.

Ndonëse disa ndjekës i komentuan se ishin të lezetshëm, të tjerë sërish shkruanin se fotoja ishte e neveritshme dhe i thanë aktorit të mos e ndjekë më sepse “keqtrajton” kafshët.

Më herët aktori kishte për kafshë edhe një derr, ndërsa në promovimin e filmit “Sabotage” tregoi se donte një derr pasi kishte parë kafshën e George Clooney.

"Gjithmonë më ka pëlqyer që atij i pëlqejnë derrat, ai kishte këtë derr të vogël Maksin që e merrte kudo. Kështu që menjëherë pasi e pashë, bleva derr timin", tha aktori në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat