Arnita Beqiraj flet për zërat e ndarjes nga Arbër Çepani

Mediale Vip

Arnita Beqiraj flet për zërat e ndarjes nga Arbër Çepani

Më: 21 janar 2024 Në ora: 19:33
Arnita Beqiraj/ Arbër Çepani

Ka pasur aludime prej ditësh për ndarjen e Arbër Çepanit dhe Arnita Beqirajt. Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku komentoi për herë të parë edhe zërat.

“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”, tha fillimisht Arnita.

Ndërkohë moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, e pyet: “Po sot si është mes ju të dyve?”.

“Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm”, përgjigjet Beqiraj.

Moderatorja këmbënguli sërish duke e pyetur: “Jeni ndarë apo jeni bashkë?”.

“Se di si mendoni juve për shembull?”, iu kthye regjisorja, duke mos dhënë përgjigje.

Ndërkohë mes gjithë këtij diskutimi, ajo mori një buqetë anonime me lule me një pusullë ku shkruhej: “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar”.

 “Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”, tha Arnita mes të qeshurave dhe emocioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat