Banorët e BBVA 3 që kanë pësuar rritje në numrin e ndjekësve në Instagram për vetëm një javë

Mediale Vip

Banorët e BBVA 3 që kanë pësuar rritje në numrin e ndjekësve në Instagram për vetëm një javë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 22:23
Ilustrim

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon padyshim dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës?.

Jul Deda, Roza Lati e Romeo Veshaj janë disa nga konkurrentët që kanë fituar ndjekës shumë gjatë kësaj periudhe, ndonëse është vetëm java e parë e këtij formati.

Kjo natyrisht në bazë të dinamikave që janë zhvilluar brenda e në bazë të debateve ndërmjet vete.

Në këtë edicion janë futur që në fillim 18 banorë, e më pas u shtuan edhe gjashtë të tjerë.

Dy të cilët u larguan nga gara dhe çmimi i madh janë: Drini Zeqo e Klodian Duro, veçse ky i fundit u përjashtua për shkak të një deklarate të rëndë që bëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat