‘Zarf i Kuq’: banorët ndëshkohen nga ‘Vëllai i Madh’ në Big Brother VIP Albania 3

Mediale Vip

‘Zarf i Kuq’: banorët ndëshkohen nga ‘Vëllai i Madh’ në Big Brother VIP Albania 3

Më: 22 janar 2024 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ka mbërritur një zarf i kuq.

‘Vëllai i Madh’ duket se ka dënuar konkurrentët për thyerjen e rregullave.

Ai ka listuar disa gjëra që mendon se banorët kanë bërë që nga fillimi i këtij edicioni.

“Pëshpëritja, mbajtja e syzeve, dialogu në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i Vëllait të Madh”, janë disa nga gjërat për të cilat u dënuan ata.

Të njëjtit duhet të bëjnë gati valixhen dhe nesër (e martë) në spektakël do t’iu kumtohet vendimi.

Pritet të shihet nëse me këtë do të eliminohet njëri nga konkurrentët e formatit.

Deri më tani nuk është zbuluar asgjë më shumë nga ana e produksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat