Ylli Dervishi ndan një moment romantik me Veronën nga ambientet e Big Brother

Mediale Vip

Ylli Dervishi ndan një moment romantik me Veronën nga ambientet e Big Brother

Më: 22 janar 2024 Në ora: 23:58
Ylli Dervishi dhe Verona

Ylli Dervishi ka qenë një nga emrat më të komentuar në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai edhe pas daljes ishte shumë i përfolur nga banorët brenda për lojën e tij, posaçërisht me Santianën.

Një gjë që bëri bujë të madhe ka qenë edhe raporti i tij me Santianën si dhe lidhja jashtë.

I njëjti në një moment ishte befasuar nga partnerja e tij, Verona, e cila i kishte dërguar një mesazh e po ashtu e takoi edhe live.

Pas takimit me të dashurën, Ylli kishte ndërruar paksa lojën dhe ishte munduar të largohej nga bukuroshja gjakovare.

Sidoqoftë, kjo gjë e ka përcjell gjatë gjithë rrugëtimit të tij dhe ka qenë në fokus.

Buci në spektaklin e natës së sotme (e hënë) e falënderoi për mbështetjen, ndërkohë që kanë publikuar edhe disa fotografi në rrjete sociale, ku tregohet se po kalojnë kohë të mrekullueshme bashkë.

Image
Ylli Dervishi dhe Verona

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat