Sapo del nga shtëpia, Nderimi ia kujton Kaderit fjalinë e saj që u bë “meme”

Mediale Vip

Sapo del nga shtëpia, Nderimi ia kujton Kaderit fjalinë e saj që u bë “meme”

Më: 23 janar 2024 Në ora: 09:11
Nderimi dhe Kaderi

Mbrëmë (e hënë) e eliminuara e radhës nga shtëpia e “Big Brother Vip kosova” ishte Kader.

Kaderi ishte njëra nga konkurrentet e cila krijoi lidhje brenda shtëpisë me banorin tjetër Lumbardhin.

Ajo gjithashti njihet edhe për sinqeritetin e saj, edhe për gjërat interesante që i thoshta ndonjëherë.

Kader njëherë përgjatë një bisede me Blerandon kishte thënë: “Nëntë muaj ditë, në bark të nënës time unë vetëm kam qëndruar, se kam pasur askënd, as motrën time se kam pasur.”

Kjo thënie e saj u bë virale, duke u komentuar, e duke u shpërndarë gjerësisht nëpër rrjete sociale.

Mbrëmë, pasi u eliminua, në studio Nderimi i cili po zëvendësoi përkohësisht Bledi Manen, ia kujtoi bukuroshes këtë fjali asaj, duke i treguar që është bërë “meme”.

Kaderi kishte harruar që kishte thënë kështu, por dukej se nuk e brengoste ky fakt, pasi bukuroshja, e përsëriti dhe qeshi edhe vetë.

Ka mbetur edhe pak ditë që ky spektakël të mbarojë dhe të shihet se kush do të jetë fitues i çmimit të madh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat