“Meriton Mjekiqi donzhuan, është shumë feminist”, Antonela Berisha: Brenda Big Brother po bën bujë me gazetaren

Mediale Vip

“Meriton Mjekiqi donzhuan, është shumë feminist”, Antonela Berisha: Brenda Big Brother po bën bujë me gazetaren

Më: 23 janar 2024 Në ora: 09:17
Antonela Berisha

Antonela Berisha në emisionin “E Diell” ka folur për intervistën që ka bërë dy vite më parë me Meriton Mjekiqin.

Sipas saj Meritoni është një donzhuan i vërtetë dhe i pëlqejnë shumë femrat. Përsa i përket raportit që ka krijuar me vajzat aty brenda, Antonela shprehet se marrëdhënia me Ilnisën po bën shumë bujë, por nuk i shikon dot si çift pasi kanë diferencë moshë dhe se në këto gjëra, ajo është shumë tradicionale.

Antonela Berisha: Po luan donzhuanin Manush. Nuk e mbaj mend çfarë e kam pyetur, por e kam vënë re që edhe para dy vitesh ishte shumë feminist dhe i pëlqenin shumë femrat. Nuk bënte diferencime fare.

Ed Manushi: A dolët për darkë ju pas intervistës?

Antonela Berisha: Jo nuk dolëm, nuk dal me të ftuarit (qesh). Dal vetëm me ty dhe Alesian.

Ed Manushi: Me kë e sheh që mund të bashkohet aty brenda Big Brother, meqë mu kujtua kjo intervista.

Antonela Berisha: Me thënë të drejtën Ilnisa, gazetarja po bën shumë bujë me të. Sigurisht nuk i shoh si çift sepse kanë diferencë moshe, unë nuk jam me këto, jam shumë tradicionale.

Ed Manushi: Nuk e ke parë Macronin atje, se çfarë po ndodh? A i di këto historitë e Francës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat