Alfio Rrotani – banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Albania 3

Mediale Vip

Alfio Rrotani – banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Albania 3

Më: 24 janar 2024 Në ora: 06:48
Alfio Rrotani

Të martën mbrëma, ndodhi një prej momenteve më të rëndësishme të “Big Brother VIP Albania” kur kuzhinieri Alfio Rrotani u bë personi i parë që u eliminua nga shtëpia e famshme.

Në javën e parë të votimeve, ku publiku pati mundësinë të shprehte pëlqimin e tyre për banorët, Alfio nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për të mbetur në lojë.

Përballë të nominuarve të tjerë që ishin: Gabriele Mezini, Meri Shehu, Heidi Baci dhe Gazi Ujkashi, Alfio mori përqindjen më të ulët të votave.

Kjo rezultoi në largimin e tij nga programi, duke përfunduar kështu aventurën e tij në “Big Brother VIP Albania” shumë më herët se sa shumë të tjerë do të kishin pritur.

Votimi i publikut ishte pjesa vendimtare e procesit që përcaktoi fatin e Rrotanit në program. E për fat të keq, as fati nuk ishte në anën e tij – ngase kur ai arriti në studio dhe hapi biletën e fatit, kishte një biletë vetëm një drejtimëshe.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Alfio tregoi personalitetin e tij dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë, por duket se nuk arriti të formojë një lidhje të mjaftueshme me publikun për të siguruar mbështetjen e tyre për të vazhduar garën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat