“U iku çehrja kur të panë!”- Erjola shfaqet e veshur me bikini në BBV: E dija që vajzat nuk do më prisnin mirë! Tani do kap…

Mediale Vip

“U iku çehrja kur të panë!”- Erjola shfaqet e veshur me bikini në BBV: E dija që vajzat nuk do më prisnin mirë! Tani do kap…

Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:45
Erjola

Moderatorja Erjola Doçi është një prej banoreve më të reja të “Big Brother VIP”, pasi bashkë më balerinin Graciano Tagani, iu bashkuan shtëpisë një natë më parë.

Erjola e ka nisur ditën me shumë energji dhe e veshur shumë sensuale, ndërsa ka shkëmbyer edhe disa batuta me Gracianon nga tualeti i shtëpisë, ku dhe po zgjidhnin hapësirat për sendet personale.

“Do kap edhe një dollap dhe pastaj do kap lojën keq fare”, është shprehur ajo duke qeshur.

Graciano: E paske kapur një sirtar

Erjola: Po

Graciano: E mençme ti

Erjola: Tani do kap edhe një dollap dhe pastaj do kap lojën keq fare.

Po ashtu, bashkë më Ilnisën, Erjola ka komentuar nga pak edhe banorët e tjerë të shtëpisë dhe se si ata pritën hyrjen e saj aty, ndërsa ju referuan Ledjonës dhe vajzave të tjera të shtëpisë.

Sipas Ilnisën të gjitha ato janë “prerë” në fytyrë kur kanë parë Erjolën. Kjo e fundi po ashtu është shprehur se e kishte menduar se vajzat nuk do ta prisnin mirë.

Ilnisa: Unë nuk jam Ledjona, kjo vjen këtu edhe më thotë unë nuk të njoh s’të kam parë

Erjola: Ajo më  tha se sikur ty s’të ka ardhur mirë që hyra unë. Unë i thash që do ti njoh të gjithë

Ilnisa: Seriozisht? Sa e keqe, po ato u prenë ku hyre ti. A u afrua njeri atje të banaku.

Erjola: Vetëm meshkujt

Ilnisa: U iku çehrja. Sa të poshtra, sa të poshtra. Ato u prenë të gjitha pa përjashtim

Erjola: Unë e dija që nuk do më prisnin mirë

Ndërsa së bashku kanë folur për komentin e Ledjonës, Erjola ka thënë po ashtu se: “Nuk shkoj nga frynë era unë me një fjalë, por fjalët edhe i marrë për bazë, i marrë se edhe më pëlqejnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat