Robert Berisha sapo na konfirmoi se është në një lidhje dashurie

Mediale Vip

Robert Berisha sapo na konfirmoi se është në një lidhje dashurie

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:42
Robert Berisha

Dje i ftuar në pjesën e dytë në “Pardon My French” ka qenë Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje Skype. Këngëtari i njohur ka zbuluar më shumë detaje rreth karrierës dhe projekteve të reja muzikore që pritet të sjellë së shpejti por gjithashtu është ndalur edhe tek fenomeni i Big Brother VIP.

Gjatë bisedës me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën në lidhje me lajmet që qarkullojnënë mediat online sa të vërteta dhe të pavërteta janë për të, vetë Robert Berisha tregoi për Top Albania Radio se çfarë nuk pëlqen dhe konfirmoi se është në një lidhje.

Roberti: Nuk më pëlqejnë fotot nga paparacët në Kosovë. Mund të jem me vajzën e tezes, me një familjar ose me një shoqe edhe kanë dalë shumë foto. Nuk domethënë që i kam të dashura. Ato janë lajmet të këqija. Unë kam vendosur që sapo të lidhem me dikë ta postoj vetë nuk ka nevojë portalet. Nuk kam asgjë për të fshehur. Ne Ujorët nuk kemi qejf të qëndrojmë vetëm. 

Jonida: Për momentin ti nuk je vetëm?

Robert: Nuk jam vetëm.

Jam shumë njeri i dashur dhe jap më shumë dashuri seç duhet nuk e kam problem nëse nuk ma kthejnë. Jam i lidhur me një vajzë 23-vjeçare. Nuk mendoj si Leonardo DiCaprio por ashtu e kisha fatin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat