Kush është femra që Romeo Veshaj do deklarohej në “Big Brother VIP”? Aktori flet pa “dorashka”

Mediale Vip

Kush është femra që Romeo Veshaj do deklarohej në “Big Brother VIP”? Aktori flet pa “dorashka”

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:13
Romeo Veshaj

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” moderatori Romeo Veshaj ka nxitur dyshimet e banorëve për statusin e tij, pasi ai është mjaft diskret përsa i përket jetës sentimentale. 

Ka qenë Meri Shehu e cila ditën e sotme e ka pyetur aktorin nëse do të deklarohej për ndonjë vajzë në “BBVIP”.

“Jo”- u përgjigj Romeo, megjithëse astrologia nuk e la me kaq duke e pyetur se pse e thotë me kaq siguri.

Nga ana tjetër banori u shpreh se thjeshtë ishte një përgjigje por nuk ndihet shumë i sigurtë për të.

Pjesë nga biseda:

Meri: Të gjithë po presin që të lindin një dashuri dhe të gjithë thonë që s’janë të dashuruar por gati po vrasin veten. A do të deklaroheshe për ndonjë këtu ti.

Romeo: Jo.

Meri: Pse je kaq i sigurtë?

Romeo: Unë tu përgjigja po i sigurtë s’jam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat