“Më pëlqen të përjetoj emocione të bukura”- Erjola Doçi do lidhej në “Big Brother VIP” vetëm me një “kusht”: Vetëm nëse…

Mediale Vip

“Më pëlqen të përjetoj emocione të bukura”- Erjola Doçi do lidhej në “Big Brother VIP” vetëm me një “kusht”: Vetëm nëse…

Më: 25 janar 2024 Në ora: 23:17
Erjola Doçi

Moderatorja Erjola Doçi i është futur shumë seriozisht lojës duke u përfshirë në biseda dhe diskutime me banorët e “Big Brother VIP”.

Së fundmi gjatë një bisede me Albi Nakon ajo ka treguar se është ‘single’, ndërsa balerini e pyeti atë a do të krijonte një lidhje brenda shtëpisë.

Erjola tha se nëse do e ndjente do të lidhej në “Big Brother VIP”, pasi i pëlqen të krijojë emocione të bukura, por tregoi se nuk do e bënte një gjë të tillë për lojë.

Pjesë nga biseda:

Albi Nako: Erjola a je në një lidhje?

Erjola Doçi: Jam single.

Albi Nako: Ti nuk do ishe kundër nëse do të ndodhte një histori me ty këtu brenda?

Erjola Doçi: Vetëm nëse do të ishte reale

Albi Nako: Këtë e thonë të gjithë reale, reale, nga ta marrësh vesh ti. Je me burrin dhe mbas 25 vjetësh e merr vesh sa real ka qenë.

Erjola Doçi: Nëse do e ndieja pse jo, sepse më pëlqen të përjetoj emocione të bukura. Por për lojë jo. Nuk besoj që një femër është kundër që të përjetojë një gjë të bukur. Ka që kufizohen nga frika që mos zhgënjehen, lëndohen, përdoren për lojë dhe gjëra të tilla por unë për vete di ta dalloj me mendjen time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat