Tani janë të pandashëm, por njohja e Jori Dellit dhe Fred De Palma nuk ka qenë aspak ashtu siç mund ta prisni

Mediale Vip

Tani janë të pandashëm, por njohja e Jori Dellit dhe Fred De Palma nuk ka qenë aspak ashtu siç mund ta prisni

Më: 27 janar 2024 Në ora: 14:42
Jori Delli dhe Fred de Palma

Sot ato janë një nga ciftet më të dashur të showbiz-it, teksa ndajnë shumë momente që kalojnë bashkë, në Shqipëri e Itali, mbushur me të qeshura, por edhe sigurisht shumë dashuri, ndërsa janë kthyer në të preferuarit e publikut. 

Po flasim për Jori Dellin dhe reprin e njohur Fred De Palma, të cilët edhe pse tregojnë shpesh detaje nga historia e tyre, nuk e kanë treguar ndonjëherë se si janë njohur, apo si kanë hyrë në jetën e njëri-tjetrit. Nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram, teksa është pyetur nga ndjekësit pikërisht për njohjen me reperin, Jori ka treguar se në fakt ata njihen prej 6-7 vitesh, por përshtypja e parë për Fred nuk ka qenë aspak e mirë.

Kështu, modelja, ish-konkurrente e "BBVIP", tha se nuk ka dashur të ketë asgjë me të pasi i është dukur antipatik, por sigurisht ka rezultuar ndryshe. Ndërkohë, ajo nuk e ka treguar se si janë njohur ekzaktësisht, pra momentin ekzakt, pasi mund të bëjë figurë të keqe. 

Tani po vrasim mendjen se cfarë mund të ketë bërë Jori (ose Fred) në takimin e tyre të parë, që mund të ketë bërë figurë kaq të keqe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat