Debat i ashpër mes Ledjonës dhe Ervinit: Mbylle gojën o llafazane!

Mediale Vip

Debat i ashpër mes Ledjonës dhe Ervinit: Mbylle gojën o llafazane!

Më: 27 janar 2024 Në ora: 17:22
Ledjona dhe Ervini

Gjatë qëndrimit në oborr, pasditen e sotme dy prej konkurrentëve të ‘BBV3’ janë përplasur me njeri-tjetrin. Bëhet fjalë për Ledjonën dhe Ervinin.

Dyshja është parë duke folur me tone të larta, ku Ledjona e ka akuzuar Ervinin si gënjeshtar, e ndërsa kjo gjë këtij të fundit nuk i ka pëlqyer.

‘Ke probleme me bashkëbisedimin! Mbylle gojën se vetëm ti dëgjohesh o llafazane, mbylle gojën! As po të bie më qaf asnjë gjë! Mua mashtrues mos më thuaj o sinqeriteti. Mbylle gojën mos më bjer më qafë kot mua. Nuk të njoh fare. Ec merrem me atë kot palidhje, i lëshon fjalët pa i menduar’- është shprehur Ervini.

Sakaq Ledjona është prekur jashtëzakonisht shumë dhe ka përfunduar në dhomën e gjumit duke qarë. Arsyeja më e fortë ishte pasi bëri gati valixhet, duke qenë se është në nominim dhe rrezikon ikjen mbrëmjen e sotme, por dhe debati i lartpërmendur e ka bërë të ndjehet keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat