“Ne jemi shokë”/ Fationi pretendoi se Heidi i ka dhënë sinjale, “shuhet” ende pa nisur diçka mes tyre: E kam ndarë mendjen

Mediale Vip

“Ne jemi shokë”/ Fationi pretendoi se Heidi i ka dhënë sinjale, “shuhet” ende pa nisur diçka mes tyre: E kam ndarë mendjen

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Heidi është një nga vajzat që ka rënë më shumë në sy në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por duket se kjo edhe për një raport të veçantë.

Ajo është parë shumë e afërt me Romeon, por edhe me Fationin. Romeo tha se ka një simpati për të, teksa Fationi zgjodhi të mos i vendoste emër marrëdhnëiers së tyre.

Nga ana e saj, Heidi tha se nga Romeo merr energji poztive, teksa nga Fationi ka marrë mbështetje dhe kjo i ka pëlqyer. Megjithatë, ajo tha se tashmë po e shijon eksperiencën.

Heidi: Unë jam në të njëjtin nivel. Më jep energji pozitive dhe dua të them një gjë po e shijoj shumë jam për qejfin tim.

Ledioni: Çfarë je duke shijuar Romeon, Fatjonin apo Big Brotherin? Ma thuaj tani?

Heidi: Afrimiteti që ka qenë me Fatjonin ka qenë që direkt, më ka përkrahur. Por ka qenë gjithmonë pjesa e distancës dhe ne jemi shokë.

Ledioni: A i kë dhënë sinjale ti Fationit aty brenda?

Heidi: Më vjen keq, por unë jam e dashur, dhe mund të duket sikur i kam dhëne sinjal.

Ledioni: Çfarë sinjali ke parë ti (Fatjon)?

Fationi: Që ditën e parë që erdha erdha më ka parë. Kam një kimi të mirë me Heidin. Kuptohem me sy me të në sensin e mirë të fjalës. Por mund të jetë edhe çështje shoqërisë sepse ne jemi ende në fillim të një shoqëri

Heidi: Unë e kam ndarë mendjen.

Fationi: Unë nuk jam fare pjesë e një trekëndëshi. Jemi 24 orë me njëri-tjetrin ka flirte, zënka, diskutime, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat