Ledioni nxehet keq me Meritonin: Nuk e di ku je mësuar, por me mua jo

Mediale Vip

Ledioni nxehet keq me Meritonin: Nuk e di ku je mësuar, por me mua jo

Më: 28 janar 2024 Në ora: 08:28
Ledioni, Meritoni

Edhe pse vetëm javët e para, banorët e “Big Brother VIP” thyen një sërë rregullash, të vendosura nga Vëllai i Madh.

Për këtë arsye, disa prej tyre u dënuan, duke u vendosur në një ambient të përshtatur në shtëpi, si një kazermë ushtarake. Kjo solli dinamika, ku një prej tyre ishte dhe arratisja e Vesës, nëpërmjet kutisë së komunikimit që ndodhej mes dy ambienteve.

Vesa ishte e para që doli nga kazerma, dhe për këtë ajo u dërgua direkt në nominim nga Vëllai i Madh. Edhe pse fillimisht ajo e priti mirë këtë vendim, më vonë u shpreh e zhgënjyer, pasi sipas saj, banorët e tjerë nuk e mbështetën dhe e lanë të përballej e vetme me këtë dënim.

Për debatet e ndodhura gjatë këtyre ditëve, në spektaklin e sotëm Vesa u shpreh se nuk donte t’i bënte banorët të ndiheshin keq, por priste mbështetje.

“Nuk e kam përjetuar mirë, ditën e parë qëndrova në heshtje që të mos lëndoja ata që ishin tek kazerma. Ndoshta dhe si paranojë, m’u mblodhën të gjitha dhe i mblodha që të flisja por nuk doli si doja. U mblodhën të gjithë banorët dhe u krijua një energji negative. Kisha plan të flisja me të gjithë vetëm, por nuk më lejuan. Nuk doja t’i bëja të ndiheshin keq. Ka qenë vetëm për atë që këta kanë bërë me mua pasi dolëm, që nga loja me epitetet e tjera”- tha Vesa.

Ledion Liço debatoi me Meritonin sepse ky i fundit u shpreh se banorët po përfitojnë nga situata me Vesën, e më pas nuk përmendi emra.

Liço tha se kur nis të thuash diçka tek prime i Big Brother VIP duhet përfunduar.

“Jo, nuk e di ku je mësuar, por me mua jo. Këtu nuk ka ‘dikush’ ose ‘disa’. Më thuaj emrat. Kush po përfiton nga kjo ngjarje e Vesës”, thotë Ledioni duke i kërkuar Meritonit që të përmendë emrat konkretë.

“Nëse mua më thua që disa po përfitojnë nga Vesa, ose më thuaj kush ose hesht vëlla. Është më e ndershme të heshtësh se sa të thuash po jo po se, po jo po se”, vazhdoi Ledioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat