Triumfi i radhës në botën e modës: Portreti i Oriola Marashit në koleksionin e veshjeve të Guess

Mediale Vip

Triumfi i radhës në botën e modës: Portreti i Oriola Marashit në koleksionin e veshjeve të Guess

Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:58
Oriola Marashi

Ajo është një prej modeleve shqiptare më të kërkuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe nëpër botë. Të shumta janë sukseset që Oriola Marashi ka arritur në një kohë shumë të shkurtër dhe listës së këtyre sukseseve i paraprin sigurisht të qenit imazh i "Guess"!

Prej disa vitesh, ajo është pjesë e markës prestigjioze, për të cilën ka sfiluar në pararela, e ka realizuar fushata.

Së fundmi, marka e njohur ndërkombëtare e ka vendosur portretin e Oriolës në bluzat e tyre të linjës për burra. Ishte vetë Oriola ajo që ndau lajmin duke postuar një foto të bluzës në Instagram, ku shkroi:

Image

“Fotoja ime në linjën për burra të @guess! O Zot i Madhe! Nuk mund ta besoj! Kjo është surpriza më e bukur! Dua të shpreh mirënjohjen time të përzemërt për të gjithë, veçanërisht ekipin tim të pabesueshëm @guess dhe @paulmarciano. Ju dua shumë të gjithëve!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat