“Nuk dua një mashkull…”/ Roza rrëfen ëndrrën në sirtar: Do të doja të krijoja një familje, të kisha një bebe

Mediale Vip

“Nuk dua një mashkull…”/ Roza rrëfen ëndrrën në sirtar: Do të doja të krijoja një familje, të kisha një bebe

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Roza

Në një darkë me Dean dhe Vesën, Roza Lati ka treguar ëndrrën e saj në sirtar; të qenurit nënë.

Pyetjes së goglave të Vëllait të Madh, Roza i është përgjigjur duke thënë se “ëndrra më e madhe që kam në sitrar është të krijojë familjen time”.

Por a preferon një familje tradicionale apo farëzimin artificial? Roza tha se: “Nëse jam në këtë moshë që jam dhe nuk kam zgjedhur partnerin tim akoma është se po pres për të krijuar familjen me njeriun e duhur. Unë nuk po pres të bie në dashuri me një mashkull apo të kem një të dashur. Unë pres për babain e fëmijës tim.”

Pjesë nga biseda:

Roza: Arritjen më të madhe në jetën time kam karrierën. Kam dalë ‘vet zot, vet shkop’ i vetes time dhe i nënës time. Punoj dhe me të ardhurat e mija mbaj veten dhe ndihmoj edhe mamin. Praktikisht kam dy çati në përgjegjësi. Ëndrra më e madhe që kam në sitrar është të krijojë familjen time. Të bëjë një bebe.

Dea: Duhet…

Roza: Jam e lodhur.

Dea: Nëse e mendon, do të doje ta bëje në një familje tradicionale apo vetëm përmes metodave… Domethënë që merr një dhurues përmes farëzimit artificial.

Roza: Unë duke qenë se e kam si plagë në shpirt mungesën e familjes, megjithëse Rita ime është munduar të ma plotësoje duke bërë edhe mamin edhe babin, nuk jam dakord me këtë metodë. Nëse jam në këtë moshë që jam dhe nuk kam zgjedhur partnerin tim akoma është se po pres për të krijuar familjen me njeriun e duhur. Unë nuk po pres të bie në dashuri me një mashkull apo të kem një të dashur. Unë pres për babain e fëmijës tim. Ëndrra ime në sirtar është që të bëjë një bebe. Është një shprehje e bukur që ma ka thënë një ditë një miku im. “Roza, boll bëre milionerë të tjerët, bëj milionin tënd”. Kur e pyeta çfarë mund të jetë kjo, më tha ‘bebja jote’. Gjithë të mirat do të më vijnë kur të kem dikë në krah sepse jam vetëm vetëm, duke ja dalë vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat