Erjola Doci u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike! Kejvina Kthella i habit të gjithë me reagimin: Njeriu më i shpifur që ekziston...

Mediale Vip

Erjola Doci u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike! Kejvina Kthella i habit të gjithë me reagimin: Njeriu më i shpifur që ekziston...

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:01
Kejvina Kthella dhe Erjola Doci

Ish-velina, Kejvina Kthella ka reaguar pasi moderatorja Erjola Doci u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku “shpërtheu” në lot teksa u shpreh se nuk mbushej dot me frymë dhe se natën shihte hije.

Ish-banorja e BBV në një postim në rrjetet sociale u shpreh se kushdo që tallet me gjendjen e Erjola Docit, “është njeriu më i shpifur dhe i ulët që ekziston”.

Kejvina Kthella deklaroi se pamjet nuk duhet të publikoheshin dhe se s’mund të përdoret gjendja emocionale e një njeriu për show.

Ajo thekon se pavarësisht se janë personazhe publike “jemi njësoj, të gjithë kalojnë trauma, probleme”, duke bërë apel që “mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata”.

“Për çdo njeri që tallet me këtë situatë është njeriu më i shpifur edhe më i ulët që ekziston.

Këto pamje as nuk duhet të dalin në televizor dhe as të përdoret gjendja emocionale e njeriut deri në këtë pikë për shoun tuaj.

Duani njëri-tjetrin mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata. Fund të ditës para se të jenë personazhe publiku janë njerëz. Jemi gjithashtu njësoj. Gjithë kalojnë trauma, episode të tilla, probleme etj etj”, shkruan Kejvina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat