Një tjetër sukses nga Saimir Pirgu, 'La Boheme' në The Royal Opera House

Mediale Vip

Një tjetër sukses nga Saimir Pirgu, 'La Boheme' në The Royal Opera House

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 19:35
Saimir Pirgu

Teksa tenori Saimir Pirgu është në majat e suksesit botëror, nga rolet më të mëdha të tij mbetet roli i Rodolfos, në “La Boheme” e Puçinit.

Së fundmi Pirgu ka performuar në operën mbretërore, The Royal Opera House, me vizionin e regjisorit Richard Jones në “La Bohéme”, duke interpretuar Rodolfon, më të rëndësishmin e të pavdekshmin personazh të Puçinit.

Nuk është hera e parë që artisti luan rolin e Rodolfos, por fakti që ky rol është interpretuar edhe nga të tjerë artistë me emër, e bëjnë Pirgun që të jetë më i vendosur për të sjellë për publikun, diçka të re.

The Royal Opera House, e ka nderuar njëqindvjetorin e Giacomo Puccini-t duke sjellë veprat Bohème, Toscas dhe Madama Butterflys nga tani deri në korrik.

Saimir Pirgu ka lindur në Shqipëri dhe beson në pasionin dhe fuqinë e muzikës. “Unë besoj në artin që po bëj. Kur zëri i këngëtarit fluturon në orkestrën dhe veshin e publikut, duke i bërë ata të ndjehen të lumtur dhe të emocionuar, kjo është diçka e veçantë.

Në 2008-ën, Pirgu pati debutimin e tij në “Los Angeles Opera”, si Rinuçio në “Gianni Schicchi”, me regji nga Woody Allen. Ai u kthye më 2011-ën, si Ferrando në “Cosi fan tutte” dhe një herë më shumë në 2014, si Edgardo në “Lucia di Lammermoor”, Ëager edhe më pas, Rodolfon, sërish në Los Angeles Opera, në vitin 2019 .

Rodolfo për të ka qenë një nga sukseset më të mëdha, por ka pasur reagime të shkëlqyera me Faustin në “La Damnation De Faust”, Romeo në “Roméo dhe Juliette”, Ëerther dhe kohët e fundit, me Simon Boccanegra, si dhe “Rigoletto”, “Traviata” dhe “Rekuemi i Verdit”, në shumë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat