'Kam patur një marrëdhënie 5-vjeçare', Lisi flet për dashurinë e parë

Mediale Vip

'Kam patur një marrëdhënie 5-vjeçare', Lisi flet për dashurinë e parë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 19:40
Elvisi

Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” janë ndarë në grupe nga 3 persona, ku duhej të tregonin më shumë rreth vetes së tyre.

Vëllai i Madh kishte përgatitur disa pyetje, ku banorët janë treguar mjaft të sinqertë me përgjigjet e tyre.

Të pyetur për “çmendurinë më të madhe që ke bërë në emër të dashurisë dhe a je bërë pishman?”, Elvisi tregoi për dy lidhjet e tij, ku njëra ka zgjatur 5 vite dhe tjetra 2 vite e gjysmë.

“Kjo puna e dashurisë është komplekse. Unë mendoj se njeriu dashurohet në mënyra të ndryshme. Janë ato dashuriçkat e adoleshencës. Unë kam patur një marrëdhënie stabël që ka zgjatur gati 5 vite. Kam qenë i ri, 22 vjeç deri në 26 vjeç. Kemi patu ato gjërat tona. Ajo ka qenë dashuria ime e parë. Ndarja ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për shkak të bashkëjetesës. Ajo tha ‘do jetosh te shtëpia ime’, unë thashë ‘jo, do të fillojmë jetën bashkë’. Plus edhe ajo ndarja e klasave.

E kujtoj si një histori të bukur, ne jemi rritur bashkë. Ajo ishte dy vite më e vogël se unë. Kemi kaluar shumë momente, sa të bukura dhe të vështira. Komunikimi ka qenë gjëja më e rëndësishme e asaj lidhje.

Ndarja erdhi edhe për shkak të njerëzve të tretë. Kanë qenë edhe njerëz të tretë që u futën tek ajo pjesë. Qëllimi ishte që unë duhej të jetoja te shtëpia e vajzës dhe unë jam kundër kësaj. Për shkak të ekonomisë së mirë të vajzës dhe se ishte vajzë e vetme, e unë duhej të jetoja atje”, rrëfeu Elvisi.

Ai më pas shton se ka pasur edhe një lidhje që ka zgjatur rreth 2 vite e gjysmë, duke mos zbuluar më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat