Dramës i erdhi fundi, Lumbardh Salihu fiton Big Brother VIP Kosova 2

Mediale Vip

Dramës i erdhi fundi, Lumbardh Salihu fiton Big Brother VIP Kosova 2

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 21:48 Përditësuar në ora: 01:58 më 03.02.2024
Lumbardh Salihu

Lumbardh Salihu fiton Big Brother VIP Kosova 2

Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ish-futbollisti me origjinë nga Vitia ka rezultuar banori më i votuar mes katër finalistëve.

Ai la në vend të dytë këngëtarin Blerando, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë dhe transgjinorja Edona James në vend të katërt.

Lumbardhi si i fundit banor i shtëpisë, i fiku të gjitha dritat e shtëpisë së Big Brother VIP kosova në fund të finales

Rrugëtimi i Shqipes në Big Brother VIP Kosova 2

Në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 2, si finalistët, ashtu edhe publiku patën mundësi që ta shikonin në një përmbledhje, rrugëtimin e Shqipes gjatë qëndrimit në BBVK.

Gjatë 105 ditëve të qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në vend, Shqipja ka treguar disa anë të saj.

Shpesh atë e kemi parë të acaruar, duke debatuar, të lumtur, por edhe me lot.

Në videon më lartë mund të shihni klipin e rrugëtimit të Shqipes.

Aventura televizive e Blerandos e përmbledhur brenda një klipi

Përgjatë spektaklit të sotëm të finales së madhe në Big Brother VIP Kosova 2 është transmetuar një video material special dedikuar rrugëtimit të Blerandos në këtë format televiziv.

Brenda materialit janë bashkëngjitur sekuenca nga momentet më ikonike të Blerandos në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Javët e tij të qetësisë, debatet, përplasjet, flirtimet e gjithçka tjetër, është përfshirë brenda vetëm një videoje.

Ndiqeni videon në linkun e mësipërm për të kuptuar më shumë detaje.

Rrugëtimi i Edona James në Big Brother VIP Kosova 2

Edona James ka qenë njëra prej banoreve më të komëntuara të këtij edicioni të Big Brother Vip Kosova.

Edona me hyrjen e saj në shtëpi, ka bërë që populli ta njohë atë më nga afër, për shkak që Edona nuk ka qenë shumë e pranuar më parë, pasi kishte ndërruar gjininë.

Edona ka qenë njëra nga banoret që ka shkaktuar shumë të qeshura, me humorin e saj, me komentet që i ka dhënë, duke krijuar shumë situata komike.

Brenga më e madhe e saj ishte që publiku shqiptar nuk do ta prantonte, pasi ajo shpesh e kishte përmendur që më herët ka qenë edhe e kërcënuar.

Edona është shprehur shumë e lumtur që ka arritur t’ia rrëmbejë zemrat publikut, dhe i ka falënderuar tej mase.

Edona në natën finale është surpizuar nga nëna e saj, e cila e falëneroi të bijën e saj, që ka dhuruar aq shumë spekakël.

Po ashtu pas takimit me nënën, ajo takoi këngëtaren e njohur Ronela Hajati e cila e surpizoi duke performuar këngën e saj “Himni” 

Edona thellësisht falënderuese: Banorët dhe Kosova më pranuan ashtu siç jam

Konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Edona e ka komentuar si “fantastik” rrugëtimin e saj mbi 100 ditor në këtë format televiziv.

Ajo është shprehur thellësisht falënderuese ndaj banorëve dhe publikut që e kanë pranuar ashtu siç është, diçka që Edona theksoi se “nuk e kishte pritur kurrë”.

“Kosova më ka pranuar ashtu siç jam, tha ajo pos tjerash”, ka thënë Edona.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mësipërm.

Lumbardhi, pas takimit me familjarët: Për mua shtyjeni BBVK edhe 3 muaj

Lumbardhi është shprehur tejet i lumtur pasi i ka takuar familjarët e tij.

Ai u tregonte finalistëve të tjerë për ndjenjat e tij që përjetoi.

“Shtyjeni Big Brother-in lirisht edhe tre muaj tani për mua, pasi i takova familjarët e mi”, ka thënë Lumbardhi. 

Videon e plotë në linkun më lartë.

Bledi Mane thotë se e ka në mendje t’i bëjë propozim Edonës ose Shqipes

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, është shprehur falënderues ndaj të gjithë personave që janë bërë merak për shëndetin e tij pasi i ishte nënshtuar një operacioni.

Ai tha se derisa në këtë finale të madhe opinionistja tjetër, Anita Haradinaj, i ka përmendur martesat, këtij i erdhi një ide.

“Unë po pres ishalla fiton Edona ose Shqipja se une do t’iu propozojnë martesë me qekun, pasi erdha në Kosovë të mos mbesë pa asgjë”, tha ai

Video në linkun e mësipërm.

Rrugëtimi i Lumbardhit në Big Brother VIP Kosova 2

Lumbardhi është njëri nga katër finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai është pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, pra që nja 20 tetori.

Sonte në natën finale të BBVK2, është shfaqur një klip me momente më të veҫanta të Lumbardhit gjatë gjithë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Klipin e tij mund ta shihni në videon e mësipërme.

Ledri Vula elektrizon skenën në finalen e Big Brother VIP Kosova

Ledri Vula ishte mysafiri special i natës finale të Big Brother VIP Kosova.

Reperi i famshëm elektrizoi skenën gjigante të përgatitur për këtë natë kaq të madhe për banorët finalistë.

Ai performoi hitet e tij të fundit të cilat kanë miliona klikime në YouTube.

Finale e madhe pritet të ndodhë.

 Atmosferë e zjarrtë në studio të Big Brother, bëhet komunikimi i parë me shtëpinë

Prezantuesit e Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, tashmë e kanë bërë lidhjene  parë të tyre me finalistët që janë në shtëpinë më të madhe në vend.

Finalistët janë shprehur të gjithë se janë më se  të lumtur dhe u kanë dhënë komplimente prezantuesve se duken bukur.

Video:

Blerando, Lumbardhi, Shqipja dhe Edona do ta ndjekin nga ekranii shtëpisë më të madhe finalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat