Rrugëtimi i Edona James në Big Brother VIP Kosova 2

Mediale Vip

Rrugëtimi i Edona James në Big Brother VIP Kosova 2

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 23:17
Edona James

Edona James ka qenë njëra prej banoreve më të komëntuara të këtij edicioni të Big Brother Vip Kosova.

Edona me hyrjen e saj në shtëpi, ka bërë që populli ta njohë atë më nga afër, për shkak që Edona nuk ka qenë shumë e pranuar më parë, pasi kishte ndërruar gjininë.

Edona ka qenë njëra nga banoret që ka shkaktuar shumë të qeshura, me humorin e saj, me komentet që i ka dhënë, duke krijuar shumë situata komike.

Brenga më e madhe e saj ishte që publiku shqiptar nuk do ta prantonte, pasi ajo shpesh e kishte përmendur që më herët ka qenë edhe e kërcënuar.

Edona është shprehur shumë e lumtur që ka arritur t’ia rrëmbejë zemrat publikut, dhe i ka falënderuar tej mase.

Edona në natën finale është surpizuar nga nëna e saj, e cila e falëneroi të bijën e saj, që ka dhuruar aq shumë spekakël.

Po ashtu pas takimit me nënën, ajo takoi këngëtaren e njohur Ronela Hajati e cila e surpizoi duke performuar këngën e saj “Himni” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat