Dita e parë jashtë Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi dhe Kaderi, pas fitores, më të dashuruar se kurrë

Mediale Vip

Dita e parë jashtë Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi dhe Kaderi, pas fitores, më të dashuruar se kurrë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 15:01
Lumbardhi dhe Kaderi

Ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu, ka fituar mbrëmjen e së premtes spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Ai rezultoi më i votuari në televotimin javor, ku pretendentë për çmimin e madh ishin edhe: Edona James, Shqipe Hysenaj dhe Blerando.

Gëzimin e fitores, Lumi e ndau me prindërit e tij, familjen, por edhe në veçanti me të dashurën e tij, Kader Kicaj, të cilën e njohu gjatë rrugëtimit në BBVK.

Tani duket se jashtë shtëpisë më të famshme në Kosovë, ata po e shijojnë në maksimum lidhjen me njëri-tjetrin teksa po vazhdojnë të festojnë fitoren.

Çifti madje kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale edhe një fotografi të përbashkët, ku duken më se të dashuruar dhe të lumtur në prani të njëri-tjetri.

Image
Lumbardhi dhe Kaderi

Me fitoren e Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi mori me vete edhe shpërlbimin prej 144 mijë eurosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat