Elhaida Dani surprizon konkurrenten e X-Factor në mënyrën më të bukur

Mediale Vip

Elhaida Dani surprizon konkurrenten e X-Factor në mënyrën më të bukur

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 22:53
Elhaida Dani

Konkurrentja e "X-Factor Albania 2024", Luna Çausholli festoi ditën e djeshme ditëlindjen e 19-të. Dhe në këtë përvjetor surprizën më të bukur e ka marrë nga trajnerja e saj, Elhaida Dani.

Elhaida ndodhet në Strasbourg, për shfaqjen e saj "Notre-Dame de Paris" ku ka ftuar edhe Lunën, si surprizë për ditëlindje.

Luna ka publikuar një video në mediat sociale ku shihet me Elhaidën teksa shkruan"

"Surpriza me e bukur e ditelindjes time ishte ky çast dhe shfaqja qe fillon tani “Notre Damme de Paris” me yllin nderkombetar te te gjithe shqiptareve, me super artisten, me zemren time Elhaida Dani.
Eshte fat dhe privilegj te jemi sonte bashke ne teatrin e “Zénith”ne Strasbourg
Je frymezimi im @elhaidadani93."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat