Ndarja e "BUJSHME" e Xhensilës dhe Besit? Flet për herë të parë miku i çiftit: Jam prekur...

Mediale Vip

Ndarja e "BUJSHME" e Xhensilës dhe Besit? Flet për herë të parë miku i çiftit: Jam prekur...

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:44
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer në kryefjalë të medieve rozë ditët e fundit.

Kjo pasi në medie po qarkullojnë zëra se çifti i njohur "janë drejt divorcit", ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar dhe nuk ka dalë me një sqarim lidhur me këto lajme apo thashetheme, të paktën kështu mund t'i quajmë tani. 

Së fundmi duket se një person i afëm mes çiftit, Andi Murra, ka reaguar për herë të parë rreth këtyre lajmeve. 

Koreografi ka shkruar në një postim në InstaStory:

“Unë i kam njohur të dy, dhe të dy kanë një shpirt të rrallë. Ky rast më ka prekur vërtet shumë sepse i kanë dedikuar shumë njëri tjetrit. Çdo gjë që të ketë ndodhur mes jush edhe gjëja më e keqe në botë kalojeni sepse atëherë do mbaheni mend, sakrificat janë ato që mbahen mend, sepse në këngën tuaj thujet ‘Dashuria jonë të gjitha i mund’, Mundeni…Më falni për postin”- shkroi duke bërë tag dhe çiftin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat