Fantazmave që sheh Erjola Doçi në Big Brother u jep shpjegim teologu Çako: Mund të jetë magji e zezë!

Mediale Vip

Fantazmave që sheh Erjola Doçi në Big Brother u jep shpjegim teologu Çako: Mund të jetë magji e zezë!

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 15:18
Erjola Doçi

I pyetur për rastin e Erjola Doçit, e cila ka deklaruar se shikon hije natën dhe kur zgjohet ka shenja në trup, teologu Miron Çako i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, tregon se nuk e njeh Erjolën personalisht, por duke e shpjeguar si fenomen ai shprehet mund të jetë një magji e zezë.

Përsa i përket yshtjes me kripë, teologu tregon se është një gjë e keqe, nuk e largon magjinë, por i futesh edhe më thellë.

Miron Çako: Si fenomen, ose i kanë bërë magji të zezë, ose je futur vetë në ato zona, je marrë vetë me okultizëm ose ka bërë një mëkat i madh.

Julka Gramo: Çfarë duhet të bëjmë ne që të mos na shfaqen, besimi në Zot po.

Alban Musa: Yshtja me kripë që u bë?

Miron Çako: Yshtja me kripë është prapë një rit magjik që në qoftë se ti e bën atë, nuk largohet por futesh akoma më thellë. Ajo që na ndihmon ne për mos t’i parë ato ose mos t’i ndjerë është…

Alban Musa: Ilnisa i ka bërë gropën asaj!

Miron Çako: Njerëzit nuk dinë. Si thonë, do të heqësh vetullat, por heq sytë. Duhet t’i lutesh Zotit që të të largojë xhindet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat