“A do të jetoje me prindërit e Lumbardhit” – Kaderi befason me përgjigjjen

Mediale Vip

“A do të jetoje me prindërit e Lumbardhit” – Kaderi befason me përgjigjjen

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 23:27
Kader

Bukuroshja nga Prizreni, Kader Kicaj, u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në Big Brother Vip Kosova 2”

Ajo gjatë qëndrimit të saj brenda në shtëpi filloi një lidhje dashurie me banorin tjetër Lumbardh Salihu, i cili edhe është fitues i këtij edicioni.

Kaderi dhe Lumi ishin mjaft të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë, ku nuk mungonin puthjet e përqafimet mes tyre, e këtë po e tregojnë edhe jashtë, pas përfundimit të garës së madhe.

Gjatë një interviste që çifti bënë për Klan Kosova, Kaderi shprehet që ka qenë e ndrojtur kur ka takuar familjen e Lumit, pasi ata ishin shumë vetë.

Ndërsa prezantuesja e emisionit tregon që pyetja më e shpeshtë për t’ia bërë Kaderit ka qenë: “A do te jetoje me prindërit e Lumbardhit?”

Kaderi pa hezitim përgjigjet: “Dy prindërit i ka të mirë Lumbardhi, nuk më pengon hiç të jetoj me ta.”

“Bile më bëhet qejfi, sepse nëse kemi ndonjë punë ne, e kryejnë ata, e ne dalim.” – përgjigjet Kaderi me shaka.

Ndërsa Lumbardhi tregon që do të qëndrojë në Kosovë për një kohë të gjatë, dhe me çmimin që e ka fituar të investojë në Kosovë, e jo t’i çojë jashtë paratë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat