Për pak ditë, mbi një milion klikime për këngën e re të Nora Muçajt

Mediale Vip

Për pak ditë, mbi një milion klikime për këngën e re të Nora Muçajt

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 11:42
Nora Muçaj

Kanë kaluar vetëm gjashtë ditë që nga publikimi i këngës së re të Nora Muçajt.

Bëhet fjalë për projektin “Lotët me ti ble”, me të cilin po ashtu bëri një rikthim në skenë pas një kohe.

Kjo këngë duket t’i ketë pëlqyer fansave e publikut pasi reagimet kanë qenë të menjëhershme.

Është dëshmuar gjithashtu meqë për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi një milion klikime.

Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip duke u komentuar edhe për dukjen.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Faber Media.

Nora po vazhdon t’i qëndrojë besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat