Partnerja e Endrik Bebës reagon pas hyrjes së tij në BBV

Mediale Vip

Partnerja e Endrik Bebës reagon pas hyrjes së tij në BBV

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 20:13
Endrik Beba me partneren

Endrik Beba u bë mbrëmjen e djeshme pjesë e 'Big Brother VIP' dhe hyrja e tij u komentua jo pak. Kjo pasi vite më parë ai ka pasur një lidhje me Sarën. Mirëpo, sot këngëtari është në një lidhje me partneren e tij, Klea.

Kjo e fundit i ka dedikuar disa fjalë zemre, duke shprehur mbështetjen dhe dashurinë e madhe që ka ndaj tij.

“Që në ditën e parë që të njoha jeta ime mori shumë ngjyra! Çdo njeri që të njeh e di se sa shumë ke ti për të treguar dhe kjo është arsyeja dhe shtysa ime më e madhe të bëheshe pjesë e kësaj eksperiencë. Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime! Me ty gjithmonë! Krenare për atë që je!”, ka shkruar ajo, teksa ka ndarë një foto të këngëtarit.

Endriku dhe Klea prej disa vitesh po shijojnë një histori dashurie. Endriku është baba i një djali nga një marrëdhënie e mëparshme, me të cilin Klea ka një lidhje të veçantë.

Image
Endrik Beba
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat