A po kopjon Juli lojën e Luizit? Flet mikut i 23 viteve Eglein Laknori: Ka një aftësi që askush aty brenda nuk e ka

Mediale Vip

A po kopjon Juli lojën e Luizit? Flet mikut i 23 viteve Eglein Laknori: Ka një aftësi që askush aty brenda nuk e ka

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 08:50
Luizi

Aktori Eglein Laknori, një nga miqtë më të mirë të Julit ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” në Top Channel, ku ka folur për lojën e humoristit brenda shtëpisë së BBV3.

Sipas tij, Juli ka një aftësi që askush tjetër nuk e ka në BBV, ai e mban situatën gjithmonë në kontroll. Përsa i përket faktit nëse po kopjon lojën e Luizit, Eglein shprehet në mënyrë absolute që jo.

Eglein Laknori: Juli ka një aftësi që asnjë prej tyre nuk e ka për hir të vërtetës. Jo për të fyer të tjerët, por Juli e ka gjithmonë situatën nën kontroll dhe nuk i ikën kurrë situata nga kontrolli, sidomos në skenë. Juli flet dhe gjithmonë dëgjon ata që flasin nga fundi dhe thonë po ti nga e dëgjove këtë mo? Juli e ka përqëndrimin ndryshe nga të tjerët, është lindur. Është një djalë social, nuk është arrogant.

Bieta Sula: A po kopjon lojën e Luiz Ejllit?

Eglein Laknori: Jo nuk është e vërtetë, jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat