Rike Roçi emocionohet dhe nis të qajë në Big Brother VIP Albania pas debateve

Mediale Vip

Rike Roçi emocionohet dhe nis të qajë në Big Brother VIP Albania pas debateve

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:43
Rike

Rike Roçi, e njohur si një prej konkurrenteve më karizmatike të “Big Brother VIP Albania 3”, ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut së fundmi.

Ajo është shfaqur tërësisht e prekur nga një situatë e vështirë brenda shtëpisë, e cila e ka bërë të ndihet e bllokuar emocionalisht.

Pas një debati të tensionuar në mes të Meritonit dhe Vesës, të cilët janë miq të Rikes, atmosfera u bë e rënduar. Vesa, që nuk arriti të përmbahet, shpërtheu në lot pas këmbimit të fjalëve, dhe Rike, e cila ndjen miqësi dhe simpati për të dy, gjithashtu u përlot.

Në një moment të vështirë, Rike rrëfeu se ndihej e shtrënguar nga situata, të qenit e ngërthyer në mes të dy personave të rëndësishëm për të në shtëpinë e Big Brother, dhe pa mundësi për të ndërhyrë ose mbështetur ndonjërin, duke qenë se të dy i konsideron si miq të afërt.

Rike shprehu keqardhjen e saj duke thënë: “Më vjen shumë keq kur dëgjoj atë lloj diskutimi dhe më bën të ndihem e pafuqishme, sidomos kur nuk mund të mbroj dikë që e dua dhe nuk mund të bëj asgjë. Në ato momente, ndihem sikur më ikën mendja nga frustrimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat