Çfarë ndodhi me Capital T? Reperi bie pre e grabitjes, “hajnat i bëjnë gjëmën”

Mediale Vip

Çfarë ndodhi me Capital T? Reperi bie pre e grabitjes, “hajnat i bëjnë gjëmën”

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:17
Capital T

Reperi i njohur Capital T, është grabitur nga persona të panjohur, duke i thyer xhamin e makinës dhe duke i vjedhur sendet personale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari ka treguar se disa persona i kanë dëmtuar xhamin e makinës dhe i kanë vjedhur një laptop.

Capital T tha se në laptop ka pasur edhe pamjet e projektit më të ri, që ishte parashikuar të publikohej një ditë më parë.

Image
Vetura e thyer

“Sot është e pamundur të publikohet projekti Pi raki. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. Më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen”, shkruan reperi në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat