Penelope Cruz shfaqet me një fustan të rrallë, u deshën 1260 orë që të krijohej

Mediale Vip

Penelope Cruz shfaqet me një fustan të rrallë, u deshën 1260 orë që të krijohej

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:44
Penelope Cruz

Penelope Cruz shkëlqen gjithmonë në tapetin e kuq. Së fundmi, ajo ishte në ndarjen e çmimeve Goya duke monopolizuar interesin e publikut dhe fotografëve. Kanë kaluar më shumë se tre dekada që kur Penelope Cruz u nominua për herë të parë për çmimet Goya.

Falë rolit të saj në filmin e Bigas Lunës ” Jamon, Jamon ” në vitin 1993, në moshën 18-vjeçare, ajo hyri në hartën botërore të protagonisteve femra.

Mbrëmjen e së shtunës, më 10 shkurt, ajo ishte sërish në Spanjën e Filmit Awards në Valladolid, jo si e nominuar, por këtë herë për të dhënë një çmim. Penelope, tri herë fituesja e “Cabezón” tërhoqi vëmendjen me një fustan Chanel me lule.

Image
Penelope Cruz

Fustani i gjatë Chanel ishte i qëndisur me trëndafila dhe luleshtrydhe në tonet e zeza, rozë dhe blu, me një fund prej tyli të zi, pjesë e koleksionit Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2023/24 dhe u deshën 1,260 orë punë dhe rreth 367,000 elementë për t’u krijuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat