Jeni gati për super hitin “Mora fjalë” Dj FemX dhe Dioniza

Mediale Vip

Jeni gati për super hitin “Mora fjalë” Dj FemX dhe Dioniza

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 15:21
Dioniza dhe Dj FemX

Do të jetë një super bashkëpunim ku super hiti i të gjithë shqiptarëve " Mora fjalë" do të vijë me një stil dhe përpunim të ri. Fjala është për zërin e fortë e të bukur të Dioniza dhe shqiptari tjetër i kërkuar kudo për muzikën e tij Dj FemX.

Mësojmë se kënga është përpunuar duke ardhur më komerciale në studion në Belgjikë nga Dj FemX, Enco dhe Valbon Dzelili, e ku ky projekt mjaft i bukur do të ketë edhe një super klip i cili do të lansohet me dt 16 Shkurt një ditë para Festës së Pavarësisë, e ku do të prekë me zërin dhe klipin çdo shqiptar në zemër kudo që është dhe do të dëgjohet e shihet kudo.

Ne jemi të sigurt se kjo do të jetë kënga dhe bashkëpunimi i vitit që do të dëgjohet e këndohet në këtë version kudo në çdo ambient e festë shqiptare.

Dj FemX quhet Femi Junuzi i lindur dhe rritur në Bruksel por me origjinë nga Kumanova e ku pasionin e tij që nga viti 2002 është duke e ushtruar dhe më i kërkuar kudo, ndërsa Dioniza ka lindur dhe rritur në Bruksel me origjinë nga Tërnoci e njohur për talentin e saj dhe kur ishte 11 vjeçe ishte në "The Voice" dhe pas disa viteve kënga e saj e parë vjen në bashkëpunim me Dj FemX. Kështu që mezi po presim këtë bashkëpunim dhe super hit që do të lansohet në kanalin muzikor youtube.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat