Ramush Haradinaj publikon një fotografi krah bashkëshortes në Ditën e të Dashuruarve

Mediale Vip

Ramush Haradinaj publikon një fotografi krah bashkëshortes në Ditën e të Dashuruarve

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 07:25
Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj

14 shkurti shënohet Dita e të Dashuruarve apo Shën Valentini.

Është dita kur njerëzit shfaqin dashurinë e tyre për një person tjetër në forma të ndryshme.

E në këtë ditë një gjë të tillë e kanë bërë edhe të famshmit shqiptarë.

Së fundmi ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, që ka ndarë një imazh përkrah bashkëshortes së tij, Anita Muçaj – Haradinajt.

Dyshja po shijojnë një mbrëmje të mirë në një nga vendet luksoze të Prishtinës.

Ai nuk ka bërë ndonjë përshkrim, përveçse ka vendosur një ’emoji’ të zemrës së kuqe.

Të njëjtit janë bashkë që shumë vite dhe kanë tre fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat