Çfarë i ndodhi? Rike shpërthen në lot: Ja tregoj unë degjenerimin

Mediale Vip

Çfarë i ndodhi? Rike shpërthen në lot: Ja tregoj unë degjenerimin

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:36
Rike Roçi

Një debat me tone të larta është transmetuar mbrëmjen e djeshme mes banorëve të ‘BBV3’. Për të gjithë banorët çift, erdhën disa buqeta me lule nga partnerët/et e tyre jashtë shtëpisë.

Buqeta e Gazit solli të qeshura në shtëpi, shkak ngjyra e tyre. Lulet në ngjyrë kafë i’u dukën disa banorëve të tjerë si të pazakonta dhe qesharake.

Një ndër to ishte dhe Rike, e cila në fund përfundoi në një debat shumë të ashpër me Gazin.

‘Do të ta degjeneroj surprizën, mbaje mend!’- i thotë Gazi i prekur Rikes.

Kjo gjë e ka prekur akoma më shumë Riken e cila më pas ka shpërthyer në lot dhe është larguar në dhomën e gjumit.

‘Hajde do e shohim ne degjenerimin. Çfarë domethënë do të degjeneroj surprizën? Do më degjeneroj familjen i bie? Se vetëm familja mund të më vijë këtu. Çfarë surprize mund të më vijë këtu, unë s’kam njeri tjetër. Po hajt se ja tregoj unë degjenerimin meqë do më degjeneroka surprizën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat