Ndonëse ka mbetur dhe pak, Kiara na zbulon detajin nga emri i vogëlushes Ejlli

Mediale Vip

Ndonëse ka mbetur dhe pak, Kiara na zbulon detajin nga emri i vogëlushes Ejlli

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:39
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Fituesi i BBV2 Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij moderatorja Kiara Tito së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti e kanë shijuar këtë etapë të jetës ashtu si dhe romancën e martesën e tyre.

Por si do ta ketë emrin vogëlushja?

Gjatë qëndrimit në shtëpi çifti shpesh herë diskutonin se vajzës do t’ia vendosnin emrin Katalea, por mesa duket “na paskan gënjyer”!

Këngëtari në daljen e fundit u shpreh se emrin do t’ia vendosë Kiara. Moderatorja në një postim në “Instagram” ka lënë të kuptohet se emri i vajzës mund të fillojë me shkronjën E.

Image
“Mirëmëngjes nga bebi E”

Ajo ka publikuar nga një aplikacion përmasat e bebit momentalisht dhe krahas fotos ka shkruar “Mirëmëngjes nga bebi E”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat