Kanye West reagon pas zërave se Taylor Swift e kishte lënë jashtë 'Super Bowl 2024'

Mediale Vip

Kanye West reagon pas zërave se Taylor Swift e kishte lënë jashtë 'Super Bowl 2024'

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:50
Kanye West, Taylor Swift

Pas spekulimeve të shumta dhe thashethemeve që kanë qarkulluar në lidhje me mungesën e Kanye West në Super Bowl dhe marrëdhënien e tij me Taylor Swift, përfaqësuesi i reperit ka deklaruar se të gjitha këto thashetheme janë krejtësisht të pavërteta dhe pa asnjë bazë.

Ky koment vjen pas pretendimeve të ish-lojtarit të NFL-së, Brandon Marshall, se Kanye West kishte zgjedhur një vend përpara Taylor Swift në Allegiant Stadium, gjatë ndeshjes. Marshall pretendon se kjo ishte një përpjekje për të shkaktuar një reagim nga Swift, duke e ditur se kamerat do të ishin tek ajo në atë moment.

Megjithatë, përfaqësuesi i Kanye West ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i quajtur ato thashetheme të pavërteta. "Ky është një thashethem krejtësisht i sajuar. Nuk është e vërtetë".-tha ai.

Tensionet mes Kanye West dhe Taylor Swift kanë një histori të gjatë, duke filluar që nga incidenti në MTV VMA të vitit 2009, kur West ndërpreu fjalimin e saj. Një tjetër moment tensioni u kriua në 2016, kur Kardashian postoi një video në Snapchat që tregonte se Swift kishte rënë dakord me tekstin e këngës së West "Famous". Swift më pas e cilësoi këtë moment si një "vdekje në karrierë" për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat