“Unë, ti dhe Bardhi mund të shisnim histori”- Endriku bisedon me Sarën në “BBVIP”: Më shikojnë si ish-i jot, unë kam ardhur për…

Mediale Vip

“Unë, ti dhe Bardhi mund të shisnim histori”- Endriku bisedon me Sarën në “BBVIP”: Më shikojnë si ish-i jot, unë kam ardhur për…

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:49
Endrik Beba, Sara

Endrik Beba ditën e sotme teksa po bisedonte me Sara Gjordenin ka tregur se nuk ndihet aspak mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi të gjithë banorët e shikojnë si ishi i Sarës.

Modelaj u shpreh se banorët duhet ti respektojnë shumë sepse nuk kanë bërë skenare dhe drama për të shitur historinë e tyre duke e lidhur me romancën e saj në “BBVIP” me Bardhin, gjë që do ua merrte vëmendjen të gjithë konkurrentëve të tjerë.

Këngëtari tha se nuk ka hyrë në këtë shtëpi për tu shtirur por për të treguar veten e tij.

Pjesë nga biseda:

Endriku: Këtu mua po më shikojnë si ishi i Sarës dhe jo si Endriku

Sara: E ndjen këtë gjë dhe të pengon. A dëshiron që të bëj diçka për ty?

Endriku: Aspak unë çfarë kisha për të bërë e bëra

Sara: Momentin që ne të dy kemi bërë një bisedë dhe unë të kam thënë që kjo gjë nuk dua të pengojë, mund të bëj diçka

Endriku: S’ke nevojë që të bësh gjë jo

Sara: Po pra është diçka në lidhje me mua ajo që po të pengon?

Endriku: Jo, përderisa unë po vi të ti domethenë që jo

Sara: Unë, ti dhe Bardhi mund të shisnim histori edhe nëse do të kishim luajtur këtë….

Endriku: Unë se dua këtë gjë sepse jam shumë i lumtur që njoha një çun aq të mirë. Kam krijuar një farë miqësie dhe respekti për të

Sara:  Por nëse do të donim ne të tre do të bënim drama, Kjo është për tu respektuar nga banorët e tjerë që do ti linim në hije por ata nuj e respektojnë këtë gjë

Endriku: Unë nuk kam ardhur për tu shtirur këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat